E mërkurë 21/06/2017: Zëvendës-kryeministrja teknike, znj. Ledina Mandija, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme Shoqërinë “Albpetrol”, Ujësjellësin Durrës, Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave për punësimet e paligjshme të kryera në kohën e fushatës zgjedhore, gjatë muajve maj dhe qershor 2017. Baza ligjore e referuar: Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) si dhe Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017
22/06/2017 – Zëvendës-kryeministrja teknike, znj. Ledina Mandija, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm, të niste hetimin ndaj veprimeve të drejtuesve të shoqërisë Posta Shqiptare sh.a, të cilët, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, lëvizën në mënyrë të pajustifikuar punonjës në qendër e në rrethe. Baza ligjore e referuar: Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) si dhe Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017