E merkure 21/6/2017- Ministri teknik i Punëve të Brendshme, z. Dritan Demiraj, i kërkoi Komandantit të Gardës së Republikës shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit Florian Lala, me motivacionin se mori pjesë aktive në fushatën elektorale të subjekti politik PDIU, në qarkun e Dibrës. Efektivi Florian Fatbardh Lala u lirua menjëherë nga detyra. Baza ligjore e referuar: Neni 332 Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Ministri teknik i Drejtësisë, z. Gazment Bardhi, shkarkoi nga detyra Drejtorin e IEVP Berat, shtetasin Arif Dervishi, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrje të paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keq-menaxhim të institucionit. ”
Gjithashtu u shkarkoi nga detyra Drejtori i IEVP Kavajë, shtetasi Durim Perja, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrje të paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keq-menaxhim të institucionit. Baza ligjore e referuar: Neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” (Shtuar me ligjin 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) dhe Neni 248 Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)