Ministri teknik i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi, shkarkon kreun e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Burgjeve

E hene 05/06/2017- Ministri teknik i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi, shkarkoi kreun e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Burgjeve, shtetasin Ramazan Topuzi, me motivacioni se emërimi në këtë detyrë ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Shtetasi Ramazan Topuzi rezulton i shkarkuar dy herë nga policia e shtetit, për shkelje të rëndë të detyrës, si cënim të figurës së punonjësit të policisë dhe për mosparaqitje në detyrë e mangësi të theksuara në kryerjen e detyrës. Veç këtyre dy rasteve të evidentuara edhe në shkresën zyrtare të policisë së shtetit, burimet nga prokuroria thonë se Topuzi në kohën që ushtronte profesionin e avokatit, pas vitit 2009 është kallëzuar dy herë, për akuzën e mashtrimit dhe atë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>