Tirane, 18 Maj, 2015 – DHOMA ZGJEDHORE, nje inciative kooperuese e shoqerise civile shqiptare per monitorimin e zgjedhjeve, shpalli dje konkluzionet e monitorimit te situates parazgjedhore. Raporti u be publik ne prezencen e shefes se deletgacionit te BE ne Tirana, Romana Vlahutin, e cila gjithashtu adresoi anetaret e DHOMES ZGJEDHORE si dhe median e pranishme. Z. Andi Dobrushi, Drejtori i Fondacionit SOROS, qe e mbeshtet kete inistiative, gjithashtu adresoi eventin. Çeshtjet e inkriminimit te disa kandidaturave dhe mos-publikimi i listave te keshilltareve ishin disa nga ceshtjet kryesore te evidentuara nga Raporti Paraprak.
Për sa më sipër, 48 orë para heshtjes elektorale, anëtarët themelues të Dhomës Zgjedhore u bënë thirrje partive politike dhe simpatizantëve të tyre për ruajtjen e qetësisë dhe për mbyllje sa më të qetë të fushatës zgjedhore; I bëjnë thirrjeqytetarëve me të drejtë vote, në veçanti votuesve për herë të parë dhe grave, që të marrin pjesë në votime, pasi përmes votës së tyre ata mund të vendosin të ardhmen e qytetit të tyre; I bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në prokurori, polici, në media, apo në platformat online (përfshi zalart.al) çdo tentative për deformimin e vullnetit të zgjedhësve si përmes dhunës ashtu edhe përmes ofrimit të parave në këmbim.
Anetaret e Dhomes Zgjedhore i bëjnë thirrje Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe trupës zgjedhore që të veprojë brenda kërkesave të ligjit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë në Shqipëri; i bëjnë thirrje edhe subjekteve zgjedhore të marrin përgjegjësi ndaj kandidatëve që ushtrojnë presion ndaj medias së lirë dhe gazetarëve. Rastet e fundit të publikuara në media, ku gazetarët kërcënohen publikisht prej kandidatit për kryetar bashkie janë të papranueshme për një shoqëri demokratike që ka në themel të saj respektimin e fjalës së lirë.