Ministrja e Arsimit kallëzon në Prokurori, shefen e Zyrës Arsimore Kavajë

E marte 20/6/2017-Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar në prokurori, përgjegjësen e Zyrës Arsimore Kavajë, Sonila Peza, me dyshimin se është përfshirë në fushatën zgjedhore. Po ashtu ka dërguar pranë Komisionit Disiplinor, shkeljet e përsëritura të drejtuesve të Arsimit në disa bashki.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi se po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.

Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjëse ne Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.

Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen  shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, simë poshtë vijon:

Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has
Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh
Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
Drejtor i Shkollës së Mesme,Gramsh

Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/syri.net/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>