E shtune 17/6/2017-Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të 12 qarqeve dhe drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku në fokus ishte marrja e masave konkrete në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale në drejtim të:
Shit-blerjes së votës;
Presionin ndaj zgjedhësve;
Përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar.
/syri.net/