E enjte 15/6/2017-Pas denoncimit të bërë nga zv.kryeministrja Ledina Mandija, për punësime elektorale në hekurudhë, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Transporteve.
Përmes një deklarate për mediat Ministria e Transporteve thekson, se Ministri Sokol Dervishaj është njohur me shqetësimin e zv.kryeministres Mandija, dhe menjëherë ka ngritur një grup punë për verifikimin e rastit.
Në vijim Ministria e Transporteve thekson, se do të merren masa ndaj shkelësve.
“Ministri Dervishaj u njoh me shqetësimin e zonjës Mandija. Është ngritur një grup pune me qëllim verifikimin e rastit. Do merren masa të shkeljeve që konstatohen.
/syri.net/