Tetë numëruesit e zgjedhjeve të 25 prillit, Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltjon Barjami, Eduart Zito Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.
Referuar materialit të Prokurorisë, bëhet me dije se këta shtetas në cilësinë e numëruesve që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore.
Po ashtu, tetë numëruesit e QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53, Qarku Elbasan, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
“Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumemërore të subjekteve zgjedhorë.
Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.
Prokuroria e Elbasanit vlerëson se autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohë që kanë qenë vetë ata që kanë pranuar detyrën e administratorit të zgjedhjeve në rolin e numëruesit të votave.
Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj çështjeje.
Nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit, ka rezultuar se “Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimi”.
***
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë, në zbatim të kërkesave dhe detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 19, pika 1, shkronja “a”, neni 22, pika ,8 dhe neni 167/2, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar, neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, neni 326 i Kodit Penal, ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.
QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.
QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla , duke parashtruar:
Në datën 25.04.2021, në 12 Zonat Zgjedhore në Rëpublikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisionet e nivelit të dytë KZAZ-të dorëzuan në KQZ Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, Tabelat e Rezultatit të qendrave të Votimit të plotësuara nga Grupet e Numërimit, si dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor.
Në përfumdim të procesit të ankimimit Komisoni Rregullator në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve miratoi vendimin nr. 21, datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.
Neni 167/2 i Ligjit nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton kërkësën për këqyrjen e mëpasshmë të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim verifikimin e rregullsinë dhe saktësisë të veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë admimstrimit të procesit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve më datë 07.10.2021 miratoi udhëzimin nr. 15, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”. Administrata e KQZ-së zhvilloi procesin e këqyrjes paszgjedhore nga datat 14.10.2021 deri më datë 02.11.2021.
Këqyrja u krye në përputhje më kërkesat e nenit 167/2 të Kodit Zgjëdhor dhe të udhëzimit nr. 15, datë 07.10.2021, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjës paszgjedhorë të fletëvë të votimit dhe materialeve zgjedhore” me qëllim verifikimin e rregullsisë dhe saktësisë së vëprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procësit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Më datë 14.10.2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.
Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.
Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhë administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit.
Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë.
Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.