6 Tetor 2021 – Qendra për Çështjet e Informimit Pubik, INFOÇIP po ndjek ecurinë e hetimit të krimeve te dyshuara, te cilat janë duke u hetuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe nga SPAK.
INFOÇIP ka komunikuar përmes monitoruesve të vet me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për të disponuar të dhënat më të fundit mbi incidencën e krimeve zgjedhore të dyshuara në Zgjedhjet për Kuvendin, të mbajtuara në datë 25 Prill 2021.
Sipas informacioneve të nisura në rrugë zyrtare nga Prokuroria Shkodër, rezulton se deri në datë 6 Tetor 2021, janë referuar gjithsej 8 kallzime për krime të dyshuara zgjedhore. Prej ketyre 8 referimeve, Prokuroria Shkodër ka konfirmuar për monitoruesit e INFOÇIP se ka regjistruar gjithsej 5 procedime penale.
Prokuroria e shkodrës konformon gjithshtu se deri në datë 6 Nëntor 2021 ka marrë vendim mos-fillimi për 3 kallzime të depozituara pranë saj për per vepra penale te referuara prane saj qe bien ne parashikimet e Kreut X të Kodit Penal, të ndryshuar.
Gjithashtu konfirmohet zyrtarisht se është pushuar 1 nga 5 procedimet e nisura, ndërkohë që është mbyllur hetimi dhe i është dërguar gjykatës 1 rast. Vijojnë hetimet ende per 3 procedime te nisuara per vepra penale te parashikuara nga Kreu X i Kodit Penal.
INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.
Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu
Faqja për Qarkun Zgjedhor Shkodër, me të gjitha informacionet e monitoruara nga INFOCIP gjatë dhe pas Zgjedhjeve të 25 Prillit, mund të hapet direkt duke klikuar këtë link.