Tiranë 26 Maj 2021 – Gjykata Speciale ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Etion Jokën, kandidatin për deputet të LSI në Tiranë, të cilit dy ditë para zgjedhjeve i dolën disa video ku shfaqej duke blerë vota, me nga 100 dollarë.
Menjëherë pas këtij vendimi të GJKKO, SPAK ka urdhëruar Policinë që të gjejë dhe të arrestojë Etion Jokën. Menjëherë pas videove, kandidati i LSI “u zhduk” kurse Policia arrestoi vetëm sekserin që u jepte para krysisht të moshuarve për të votuar Etion Jokën. Që nga ai moment ai është shpallur në kërkim.
Etion Joka akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, Etion Jopka dhe sekseri it ij Elis Babo, janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.