KAS rrëzon ankimimet e PD-AN dhe Bojken Abazit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

Tirane 27 Maj 2021 – KAS rrëzon ankimimet e PD-AN dhe Bojken Abazit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.

Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u rrëzua edhe kërkesa e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.

Rendi i ditës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në datën 27.05.2021, ora 10:00 e në vazhdim, do të zhvillojë seancat publike me këtë rend dite:
Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 43, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 48, datë 10.05.2021 të subjektit ankues ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.

Vijon…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>