Ambasadori i OSBE kërkon nga drejtësia të hetohen krimet zjedhore!

Identifikimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore në vendin tonë tashmë është kryefjalë e çdo përfaqësie të huaj që ka qenë e pranishme në procesin para dhe pas zgjedhjeve.

Moria e kallëzimeve penale që lidhet me incidentet të ndryshme zgjkedhore, publikuar nga INFOCIP ka zgjuar interes të madh ne publik. Për hetimin e këtij krimi u shpreh edhe përfaqësusi diplomatik i OSBE-së në vendin tonë!

Kështu për herë të parë pas raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet elektorale të 25 prillit nga ODIHR-i, Ambasadori i Presencës së OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco, ka folur për pretendimet e opozitës për krimet zgjedhore.

Nga Elbasani, Del Monaco, shprehu besimin e tij për organet shqiptare të drejtësisë në përballjen me krimet zgjedhore.

“Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të publikuar nga ODIHR, dhe kur flasim për procesin zgjedhor dhe për krimet që mund të kenë ndodhur, dhe për ankesat që mund të kenë, nuk jam unë ai që duhet të gjykoj. Unë vetë kam thellësisht besim tek sistemi gjyqësor i Republikës së Shqipërisë”– ka thënë ndër të tjera Monaco, i cili gjendej në Elbasan për takime në bashki që lidheshin me këshillin vendor të Sigurisë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>