Tre kandidatët e VV në KAS kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë!

11 Maj 2021 – Tjetër kërkesë ankimore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve. Kësaj here janë tre kandidatë, që të tre përfaqësues të së njëjtës lëvizje, të cilët kanë pretendimet e tyre në të tri qarqet në të cilat garuan. Bëhet fjalë konkretisht për Lezhën, Tiranën dhe Gjirokastrën.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, që kandiduan si të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Mexhani dhe Iliaz Shehu, përmes një kërkesë ankimore drejtuar KAS pretendojnë se kryetarët e KZAZ-ve kanë penguar hyrjen brenda vendeve të numërimit të vëzhguesve të tyre duke mos i lejuar të monitorojnë procesin e pranim-dorëzimit të kutive.

Po ashtu në kërkesë thuhet se Policia e Shtetit zbatoi urdhra të paligjshëm të dhënë nga kryetarët e KZAV-ve duke penguar hyrjen në VNV të vëzhguesve: “Janë paraqitur 164 fotografi të fletëve të votimit ku është vendosur një X i dytë apo i tretë, në fletë ku ka pasur një X për Boiken Abazin.

Janë konstatuar me sy nga vëzhguesit raste kur numëruesit kanë kaluar vota për kandidatin e pavarur Boiken Abazi në drejtim të subjekteve të tjera politike”, thuhet në pretendimin e Abazit.

“Mbulimi me gisht gjatë procesit të numërimit i katrorit me numrin 13 që i përkiste kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani. Në ekranin e tavolinave të numërimit nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit”, thuhet në pretendimin e Merxhanit.

“Në fotografitë janë evidentuar fletë votimi që kanë një “X” të dytë shtesë. Ndërsa gjatë procesit të numërimit pretendohet se në ekran nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit”, theksohet në pretendimin e Iliaz Shehut.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>