Probleme në Elbasan, ndërrohen komisionerët e tre subjekteve, nuk paraqitet ai i LSI-së

Në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50, në Elbasan, ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe më pas mungesa e një prej tyre. Tre subjektet PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në QV.

Altin Gremi, kryetari i Komisionit të kësaj QV tha se ‘kemi një mungesë komisioneri që nuk është konfirmuar akoma dhe nuk ka ardhur akoma’.
“Të tre supbjektet i kanë ndërruar, PD, PS dhe LSI. E kanë vendosur privatisht vetë komisionerët. Momentalisht nuk ka ardhur ende komisioneri i LSI”, tha ai në një lidhje live me gazetaren Klodiana Lala.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një komunikim me ‘News 24’ ka deklaruar se mungesa e komisionerëve të LSI është për shkak të mos konfirmimit nga KZAZ. “Komisionerët e LSI janë propozuar, por KZAZ nuk ka bërë ndryshimet siç ka bërë për ata të PD dhe PS”, ka thënë ajo.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>