Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka nxitur SPAK-un që të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm.
Kim thekson se këtu përfshihen ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës.
“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, intimidimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjev.”, shkruan kryediplomatja amerikane në llogarinë e saj në Twitter.
Më herët, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se në periudhën mars–prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike. Po ashtu kallëzime kan ë bërë edhe shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore, kallëzime që kanë lidhje me veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionin pasiv në zgjedhje”.
We urge SPAK to prosecute those violating the law & obstructing citizens’ right to vote freely & in peace. This includes those engaged in vote-buying, intimidation, or inciting violence. SPAK is actively investigating election crimes. Full report today👇 https://t.co/K67WPwe5bJ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 23, 2021
No Comments Yet