Dy kallëzime për një makinë mallrash, PD e PS shkojnë në prokurori

22 Prill 2021/Belind Këlliçi depoziton në prokurorinë Speciale një kallëzim penal për Bledar Gogën. Ai njoftoi që me datë 21 prill se po priste prokurorin pasi në Vaqarr po shpërndaheshin ndihma për fushatë. Ndërkohë që pritej që në vendin e ngjarjes të shkonte policia dhe prokurori i gatshëm, personi që drejtonte një frugon me mallra ushqimore ka telefonuar policinë duke iu thënë se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga një person!

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka bërë verifikimet dhe ka mbajtur një procesverbal mbi mallrat që ishin në mjetin e ndaluar.

Procesverbali i OPGJ

Nngjarja u referua nga grupi policor që shkoi në vendin e ngjarjes! Sot polica njoftoi se  “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”!

Pas verifikimeve tona mësuam se personi me inicialet F.H, është shtetasi Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës i cili është në mbështetje të subjektit partia demokratike. Ndaj tij Bledar Goga ka bërë një kallëzim penal në prokurori duke e çuar në dy numrin e kallëzimeve për këtë rast.

Ndërkohë Këlliçi pas depozitimit në SPAK ka saktësuar: “Nuk mund të vidhet prona e qytetarëve, mundin e një jete dhe personat të gradohen. Gentian Myrta ka pasur zyrtarë të komunës me vetë së bashki me Bledar goga, punonjës i kadastrës, janë kapur në flagrancë me lista legalizimesh dhe ushqime me vete. Janë manipuluar provat në komisariatin numër 6.  

Ne jemi gjatë gjithë kohës të angazhuar që procesi i 25 prillit të jetë me standarde. Unë nuk kam dalë me banditë në fushatë por me program.  Kam dorëzuar një USB, është një audiopërgjim. Kemi bërë edhe dorëzimin e transkriptit. Prokurorisë i takon të bëjë verifikim. Bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra euro për t’i dhënë një shërbim që i takon një qytetari“, tha Këlliçi.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka trreguar se ushqimet ishin për iftar në kuadër të muajit të Ramazanit. “Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama.

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>