22 Prill 2021/ Kryeplakut të Lukovës i kanë dëmtuar automjetin e tij, duke i çarë gomat e makinës dhe duke shkruar ‘voto PD’. Ky është denoncimi që ka marrë policia dhe menjëherë ka nisur hetimet.
Procedimi ka nisur për shkak se në mjet përveç shkatërrimit rezultonte e shkruar edhe sigla e Partisë Demokratike. Poolicia e Vlorës njoftoi se:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.