22 Prill 2021 – NewsBomb raportoi sot se Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të kandidatit për deputet Ardian Vullnet Gjoka, pjesë e Lëvizjes për Ndryshim i Jozefina Topallit, për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Sipas dokumentit që Organi i akuzës i ka dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ardian Gjoka nga verifikimet e tyre nuk rezulton të jetë dënuar me vendim të formës së prerë, por ndaj tij ka nisur një hetim në 2017-ën për “Falsifikim dokumentesh”.
Po ashtu, për këtë vepër penale rezulton se kandidati i lartpërmendur është dënuar me vendim jo përfundimtar me 3 muaj burg. NewsBomb ka publikuar edhe faksimile te njoftimit qe Prokuroria i ka bere KQZ
faksimile (burimi i publikimit: www.newsbomb.al )