Karantine për emigrantet që vijnë votojnë. LSI ankimon ne gjykaten administrative urdhrin e Komitetit Teknik

Lëvizja Socialiste në Integrim ka dorëzuar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

“Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik.”

LSI kërkon marrjen e Masës së Sigurimit të Padisë duke pezulluar zbatimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 19.04.2021, me objekt: “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”, deri në fund të gjykimit dhe derisa vendimi gjyqësor të marrë formë të prerë.

SHKARKO TE PLOTE PADINE E DEPOZITUAR NGA LSI NE GJYKATEN ADMINSITRATIVE

Megjithëse Komiteti Teknik thotë se kjo masë sipas tyre është marrë për të kufizuar përhapjen e covid19, konkretisht emigrantët që kthehen në atdhe nga Greqia apo nga Maqedonia, duke nisur nga sot nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Duke filluar nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, deri në datën 3 maj. Do ta rivlerësojmë, në varësi të dinamikës së situatës, do ta vlerësojmë përsëri pas dy javës.”, tha Rakacolli.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>