SPAK: “Po bëjmë verifikime, por nuk ka denoncime”. Të dhënat personale “trokasin” në dyert e Akuzes

12 Prill 2021 – Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar se po bëhen verifikime lidhur me pretendimet se subjekti zgjedhor po perdor te dhenat personale shqiptareve per arsye lektorale. “Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”, tha ai ne nje konfirmim per mediat dhene diten e hene.

Portali online LAPSI.AL ka ngritur publikisht shqetesime lidhur me ruajtjen dhe përdorimin abuziv të të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarëve nga ana e subjektit zgjedhor PS.

Nga ana e subjetit zgjedhor Partia Demokratike eshte kerkuar me heret, permes kandidatit per deputet Enkeled Alibeaj, qe SPAK te nise hetimet mbi bazen e te dhenave qe jane ekspozuar tashme ne media.

Ndërkohë, dje ka reaguar dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila hodhi poshtë këtë pretendime. “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale”, thuhej në reagimin e AKSHI-t.

 

SPAK

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>