Përdorimi i të dhënave personale për Zgjedhjet e 25 Prillit. LAPSI.AL publikon investigimin

11 Prill 2021 – Portali Lapsi.al, ka publikuar një databazë të Partisë Socialiste ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve nga  të Tiranës nga mosha 19 vjeç deri në 90 vjeç.

Nën titullin “Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr, ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale”, ky portal shkruan se  “nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e databazë shtetërore të e-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Sipas portalit  dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Lapsi.al pretendon se ne dokumentin e siguruar (databaza), përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kolonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej votuesve.

Sipas LAPSI.AL, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, e-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër.

Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore. Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar databazë, Lapsi.al  ka  publikuar të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.

Këto janë të dhënat e gazetarit Andi Bushati, Armand Shkullaku dhe Fatos Lubonja, te cilat sipas LAPSI.AL jane pjese e kesaj databaze qe disponon PS.

 

 

Subjekti zgjedhor Partia Demokratike ka reaguar ashper per kete çështje. Ajo ka kerkuar zyrtarisht permes kandidatit Enkelejd Alibeaj qe SPAK të vihet në lëvizje.

Hetimi i nje fenomen te tille nga SPAK mund te paraqitet me probleme. perdorimi masiv i te dhenave personale ne zgjedhje nga ana e subjekteve zgjedhore nuk eshte nje fenomen i ri. Por, disponimi i tyre nga databazat qeveritare te cilat kane detyrimin ligjor qe te adminostrojne te dhenat personale te perdoruesve verifikohet per here të pare. Nje tjeter veshtiresi sipas LAPSI eshte fakti se ne kete databaze drejtuesi i SPAK klasifikohet si votues i subjektit zgjedhor Partia Socialiste.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>